Interi nuk është i ngopur dhe pas transferimit të Romelu Lukakut nga Manchester United për shifrën e 80 milion eurove.
“Zikaltërit” duan të vazhdojnë të blejnë akoma në këtë merkato verore. Dhe ata kanë shënjestruar mesfushorin Lazios Sergei Milinkovic Savic.
Ata i bashkohen kështu klubeve si Manchester United, Juventus dhe PSG të cilët kanë shfaqur interesim me kohë për Savic.
Sipas informacioneve nga “La Gazzetta dello Sport” mesfushori pritet të bashkohet me ekipin e Antonio Contes.
Por për këtë, drejtuesve do tu duhet të shesin Mauro Icardi i cili është në konflikt të hapur me klubin e tij.
Një operacion i vështirë por jo i pamundur, shitja e argjentinasit do të përdorej për të financuar transferimin e Milinkovic Savic,