Lidhur me videon e publikuar sot nga Partia Demokratike, drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brata, ka reaguar përmes një postimi duke sqaruar se “ambientet e transmetuara në video, nuk janë ambiente të ofrimit të shërbimit të pacientëve.”
Postimi i plotë
Riorganizimi i urgjencës mjekësore, garantojmë shërbimin në banesë
Brataj: Nuk janë ambiente për pacientët. Postacioni i ri te Qendra Shëndetësore nr. 8
Lidhur me videon e publikuar sot nga Partia Demokratike, drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj deklaroi në një prononcim për media, se ambientet e transmetuara në video, nuk janë ambiente të ofrimit të shërbimit të pacientëve.
Ky ambient ka qenë pjesë e qëndrimit të stafit, kur shërbimi i Ugjencës së qytetit të Tiranës ishte i organizuar vetëm në atë qendër.
Më organizimin e ri të urgjencës paraspitaliore me Urdhër Ministri nr.379 -dt 31.08.2016 “Për riogranizimin e Shërbimit të Urgjencës Mjekësore paraspitalore në prefekturën e Tiranës” janë përcaktuar 18 postacione për qarkun e Tiranës. Riorganizimi i shërbimit po bën të mundur ofrimin e shërbimit të urgjencës në banesë, tek pacienti.
Kjo vërtetohet me rezultatet e deritanishme, të cilat tregojnë se nga 20-25 vizita në ditë në 2016 sot bëhen deri 112 vizita në ditë vetëm në qytetin e Tiranës.
Ministria e Shëndetësisë në projektin e rehabilitimit të Qendrave Shëndetësore, ka parashikuar disa prej tyre si postacione vendqëndrimi të autoambulancave, mes tyre Qendra Shëndetësore nr 8, e sapo rehabilituar në Tiranë. Theksojmë se pika e Urgjencës së Tiranës është një postacion për lëvizjen e autoambulancave, e cila tashmë do të vendoset tek Qendra Shëndetësore nr.8, që ofron shërbim 24 orë, ndërsa godina e ish-Urgjencës së Tiranës do të rehabilitohet.