Ish-mesfushori i Juventusit dhe Italisë, Claudio Marchisio, ka vendosur të pensionohet nga futbolli profesionist dhe për këtë do të njoftojë zyrtarisht të enjten. Marchisio do ta mbajë një konferencë për media neser në Juventus Stadium, por pa treguar saktësisht se cila do të jetë lëvizja e tij e radhës.

Megjithatë, gazeta e madhe italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se 33-vjeçari do të konfirmojë se ka vendosur t’i varë këpucët në gozhdë. Në javët e fundit është përfolur se ish-përfaqësuesi i Italisë do të mundë të kalonte te Rangers, Monaco, apo te ndonjë klub në Kinë dhe Brazil. Por përkundër kësaj, lëndimet ndikuan dukshëm në fund të karrierës së tij me Juven, ndërsa një problem serioz me gjurin e detyroi atë t’i ndajë rrugët me Zenit St Petersburg në gusht.

Marchisio pritet t’i ndjekë hapat e Andrea Barzaglit dhe të rikthehet në Torino duke marrë një rol teknik në klub.