Pesë futbollistë shqiptarë në Kampionatin Botëror – “Rusia 2018”. Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka e Blerim Xhemaili luajnë në petkun e kombëtares së Zvicrës dhe Adnan Januzaj me Belgjikën. Zvicra është në grupin E me Brazilin, Kosta Rikën dhe Serbinë, ndërsa Belgjika është në grupin G me Anglinë, Tunizinë dhe Panamën.
Me ndeshjen e sotme Rusia – Arabia Saudite, e cila luhet në orën 17.00 në stadiumin “Luzhniki Arena” në Moskë, hapet perdja e Kampionatit Botëror. I madh dhe i vogël në pesë Kontinentet e botës, mezi e presin ngjarjen më të madhe botërore. Kampioni në fuqi i botës, Gjermania është në grupin F me Suedinë, Meksikën dhe Korenë e Jugut. Gjermania pretendon ta mbrojë titullin e kampionit, megjithëse do ta ketë shumë vështirë, kur kihet parasysh konkurrencën e tmerrshme. Mjerisht në këtë ngjarje të madhe botërore mungojnë Italia dhe Holanda.
Nga ana tjetër, futbollistët më të mirë në botë, si Lionel Messi me Argjentinën dhe Cristiano Ronaldo me kampionin në fuqi të Evropës, Portugalinë, zotohen të japin maksimumin. Portugalia është në grupin B me Spanjën, Iranin dhe Marokun, kurse Argjentina në grupin D me Nigerinë, Kroacinë dhe Islandën. Si çdo Kampionat Botëror edhe ky pritet të sjellë në sipërfaqe emra të rinj, që do të shpërthejnë në këtë ngjarje të madhe.
Interesant është se kombëtarja e Anglisë nga viti 1966 nuk e ka fituar Kampionatin Botëror, ndërsa Brazili deri me tash ka fituar pesë herë trofeun më të çmueshëm. Të dielën e 17 qershorit, Brazili do të ndeshet me Zvicrën e shqiptarëve dhe do të jetë një ndeshje shumë interesante ani se bastet e ndryshme i konsiderojnë si favoritë “kariokët”. Valon Behrami është në formë të jashtëzakonshme dhe me padurim me kombëtaren e Zvicrës e presin ballafaqimin me Brazilin.
“Këtu në Rusi çdo moment është i rëndësishëm për mua, ndoshta është turneu i fundit i madh i karrierës sime”, ka thënë Behrami. Futbollisti më përvojë të madhe dhe shtylla e kombëtares së Zvicrës shpreson në një ditë të keqe të sulmuesit brazilian, Neymar. Si do të ndalin Neymarin? “Neymar është një nga top 3 futbollistët më të mirë në botë. Mund të shpresojmë në një ditë të keqe të tij. Në duel një me një Neymar është i pandalshëm, ne duhet të veprojmë së bashku, si një ekip”, ka thënë mes të tjera Behrami. Tifozët pritet të sjellin atmosferë drithëruese dhe madje të del ndonjë kombëtare që mund t’i befasojë të gjithë siç ishte Islanda dhe Uellsi në Euro 2016.
Si kombëtare favorite pa dyshim llogariten Brazili, Gjermania, Argjentina, Franca, Spanja, e cila së fundi ka telashe pas shkarkimit të përzgjedhësit Julen Lopetegui dhe në vend të tij emërohet Fernando Hierro. Ndër favoritët është edhe Kroacia që ka ekip shumë të mirë, Anglia, Uruguai etj. megjithatë befasitë si gjithmonë nuk përjashtohen.
Orari i ndeshjeve:
Me 14 qershor
Rusia-Arabia Saudite 17.00
Me 15 qershor
Egjipti-Uruguai 14.00
Maroku-Irani 17.00
Portugalia-Spanja 20.00
Me 16 qershor
Franca-Australia 12.00
Argjentina-Islanda 15.00
Peruja-Danimarka 18.00
Kroacia-Nigeria 21.00
Me 17 qershor
Kosta Rika-Serbia 14.00
Gjermania-Meksika 17.00
Brazil-Zvicra 20.00
Me 18 qershor
Suedia-Koreja e Jugut 14.00
Belgjika-Panama 17.00
Tunizia-Anglia 20.00
Me 19 qershor
Kolumbia-Japonia 14.00
Polonia-Senegali 17.00
Rusia-Egjipti 20.00
Me 20 qershor
Portugalia-Maroku 14.00
Uruguai-Arabia Saudite 17.00
Irani-Spanja 20.00
Me 21 qershor
Danimarka-Australia 14.00
Franca-Peruja 17.00
Argjentina-Kroacia 20.00
Me 22 qershor
Brazili-Kosta Rika 14.00
Nigeria-Islanda 17.00
Serbia-Zvicra 20.00
Me 23 qershor
Belgjika-Tunizia 14.00
Koreja e Jugut-Meksika 17.00
Gjermania-Suedia 20.00
Me 24 qershor
Anglia-Panama 14.00
Japonia-Senegali 17.00
Polonia-Kolumbia 20.00
Me 25 qershor
Arabia Saudite-Egjipti 16.00
Uruguai-Rusia 16.00
Irani-Portugalia 20.00
Spanja-Maroku 20.00
Me 26 qershor
Australia-Peruja 16.00
Danimarka-Franca 16.00
Islanda-Kroacia 20.00
Nigeria-Argjentina 20.00
Me 27 qershor
Meksika-Suedia 16.00
Koreja e Jugut-Gjermania 16.00
Serbia-Brazili 20.00
Zvicra-Kosta Rika 20.00
Me 28 qershor
Japonia-Polonia 16.00
Senegali-Kolumbia 16.00
Anglia-Belgjika 20.00
Panama-Tunizia 20.00