VfB Stuttgart është një nga klubet më të njohur në Gjermani, por sezoni i kaluar ishte një nga më të dobëtit të historisë dhe si pasojë ka rënë një kategori më poshtë.

Stuttgart e mbylli sezonin e kaluar në vend të 16-të me 28 pikë të grumbulluara në 34 ndeshje.

Shifra e golave të pësuar ishte e frikshme, plot 70 herë portieri i ekipit duhet të nxirrte topin nga rrjeta në sezonin 2018/19.

Megjithatë, sensi i biznesit nuk i ka humbur gjermanëve, të cilët kanë shitur tre mbrojtës për 62 milionë euro.

Golat e pësuar mesa duket nuk kanë ndikuar shumë, ose janë harruar nga skuadrat blerëse.

Stuttgart shiti Benjamin Pavard për 35 milionë euro te Bayern Munich, Ozan Kabak për 15 milionë euro te Schalke dhe Timo Baumgartl për 12 milionë euro te PSV Eindhoven.