Pas ardhjes së Ronaldos në Torino, te Juventusi po mendojnë për lojtarët që mund të largohen. Higuain kërkon një aventurë të re në Premier Laague me Çelsin, por me këtë skuadër mund të bashkohet edhe një tjetër titullar i bardhezinjve.
Miralem Pjaniç është bërë një çështje në klubin torinez dhe e ardhmja e tij duket drejt Anglisë. Ka dyshime të forta për qëndrimin e boshnjakut, i cili dje ka darkuar me agjentin me origjinë shqiptare Fali Ramadani, i cili ka lidhje të forta me Çelsin, pasi është edhe prokuratori i Sarrit.
“Gazzetta dello Sport” bën me dije se Ramadani mund ta çojë edhe Pjaniçin te Çelsi, pavarësisht se Sarri ka marrë me vete në Londër edhe Zhorzhinjon.