Një modele 40-vjeçare e quajtur Anfisa Chhekhova po pozonte së bashku me një këlysh luani, teksa ky i fundit humbi durimin dhe e kafshoi në të pasme.
Përpos kafshimit, ai tenton të zbulojë pjesët intime të modeles. Videoja është shpërndarë nga vetë modelja në Instagram, teksa e cilëson këtë si një ndjesi pozitive. Ajo shkruan: Emri i këlyshit të luanit është Jack. Ai është vetëm 2 muajsh. Gjatë setit fotografik, unë mora kafshime dhe lëpirje, por më kryesorja është se mora emocione pozitive.” Videoja është bërë virale në rrjetet sociale.