Efektivja e policisë Ina Nuka, e cila mbeti e plagosur gjatë protestës që u zhvillua dje përpara parlamentit, është nisur drejt Turqisë për mjekim më të specializuar.

Nën kujdesin e mjekëve të spitalit të Traumës, 24-vjeçarja u dërgua drejt aeroportit të Rinasit nga një autoambulancë e shoqëruar edhe nga familjarët, nga ku më pas do të udhëtojë drejt Stambollit me një avion special mjekësor.

24-vjeçarja, efektive e repartit “Shqiponja”, dëmtoi rëndë dy gishta gjatë tentativës për t’u mbrojtur nga kapsollat e hedhur nga protestuesit e “Unazës së Re” përpara Kuvendit një ditë më parë.