Watfordi renditet në vendin e fundit të Premier League pas gati gjysmës së parë të sezonit. Gjithsesi, me ardhjen e trajnerit të ri Pearson, duket se gjërat kanë ndryshuar për mirë dhe në javën e fundit, klubi nga “Vicarage Road” mposhti Manchester United pastër 2-0.
Pas ndeshjes kapiteni Troy Deeney foli për mediat, ku u pyet mbi presionin që ekziston në ekip dhe tek ai, i cili më në fund gjeti edhe golin e parë për këtë sezon. Përgjigja e kapitenit bëri xhiron e Botës, me Deeneyn që u shpreh se presion është të shohësh mamanë që bën 3 punë për të përballuar shpenzimet.
“E kam thënë dhe më parë. Presioni i vërtetë është të shoh mamanë time të bëjë tre punë për të përballur shpenzimet e festave të fundvitit. Ky është futboll! Kam qenë i dëmtuar për tre muaj. Kjo është situata dhe na duhet të vazhdojmë të punojmë. Nuk do t’i shmangem kurrë sfidave. U uroj të gjithëve gëzuar Krishtlindjet. Nuk ka lidhje me mua, këta djem kanë punuar jashtëzakonisht gjatë 3 muajve që nuk kam qenë në fushë”, përfundon kapiteni Troy Deeney.