Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla deklaroi se nuk ka më ende ndonjë budalla që t’i besojë Lulit, Saliut dhe Monikës, Në fjalën që mbajti në çelje të fushatës së Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Balla tha se PS do të marrë përgjegjësinë që të qeverisë edhe ato bashki që qeverisen nga të djathtët. “Ne jemi këtu të gjithë bashkë në 30 qershor kur do të fitojë shteti institucional, Shqipëria dhe e ardhmja.

Ne kemi ofruar modele të suksesshme të qeverisjes vendore. Kemi qeverisur me sukses në 35 bashki, në 30 qershor do të qeverisim edhe në 25 të tjerat. Shpreh bindjen e thellë se PS-ja do të jetë në qeverisje edhe kur të marrë datën për anëtarësim.

Dy fjalë për ata që betohen e përbetohen nga mëngjesi deri në darkë se nuk do lejojnë të kryehen zgjedhjet: Është krim nga kushdo që e krye. Nuk besoj se ka ndonjë që do të marrë veten në qafë më 30 qershor. Ne jemi partia që bëm shtet e bëri Shqipërinë me Kushtetutë dhe do të qeverisë akoma. Nuk ka më ende ndonjë budalla që ti besojë Lulit, Saliut dhe Monikës dhe të marrë veten në qafë.”- tha Balla.