Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, ka shumë nostalgji për vendlindjen e saj. Ajo sa herë të ketë mundësi kthehet në Tuz nga ku publikon edhe foto në profilin e saj në “Instagram”.
Një ditë më parë, Emina ka publikuar një foto ku shfaqet me disa fruta pjepri në dorë. Fotoja është realizuar kur ka qenë në Tuz dhe krahas saj shkruan:
“S’ka si shtëpia. Pavarësisht se ku shkoj, sa shoh dhe sa mësoj, shtëpia ime është gjithmonë aty ku është zemra ime”.
Teksa fotografia ka marrë mijëra pëlqime, një fanse ka vendosur që t’i bëjë një koment modeles, duke i kërkuar llogari që u largua që e vogël nga Tuzi.
“Meqë s’ka vend si vendi jot pse nuk jetove aty?”
Pse s’u martove në Tuz? Pse nuk e zhvillove karrierën në vendlindje po ike qysh 18 ???”, i shkruan ndjekësja.
Emina i është përgjigjur menjëherë asaj, ku e pranon se do të ishte duke mjelë lopët sot nëse s’do ishte larguar nga fshati!
“Auuuuu tash a deshte edhe me i ra fylit për melodi t’kisha tej atëherë isha ken tyj miel lopë hala”, ia kthen ajo!