Mediat e huaja kanë publikuar pamjet e festës së një kryebashkiaku hungarez me disa pro stituta në një jaht. Zsolt Borkai 54 vjeç, i martuar dhe baba i dy fëmijëve, është përfshirë në një sk andal se ksual.
Pamjet janë publikuar në mediat hungareze disa ditë përpara zgjedhjeve në Hungari. Ai është kryebashkiaku i qytetit Gyor.
Pavarësisht përfshirjes së tij në këtë aferë sek suale të bërë tashmë publike, Zsolt Borkai nuk ka pranuar që të japë dorëheqjen.
Ndërsa shefi i shtabit të Kryeministrit Orban, e konsideroi go ditje të ulët politike publikimin e këtyre pamjeve.
54-vjeçari Borkai dyshohet se ka qenë i shoqëruar edhe nga një politikan tjetër në udhëtimin me jaht në Detin Adriatik pranë brigjeve të Dubrovnikut, nën praninë e disa pr ostitutave.
Sipas mediave hungareze, dy video të tjera të kësaj feste u publikuan në faqen më të madhe pornografike ‘Pornhub’ dhe më pas u fshin. Megjithatë, pamjet kanë dalë edhe në faqe të tjera pornografike.
Kryebashkiaku Borkai mohoi fillimisht akuzat për përfshirje në o rgji s eksuale, por pas publikimit të pamjeve kërkoi falje publike dhe pranoi përfshirjen në ska ndalin se ksual.
Të dielën në Hungari do të zhvillohen zgjedhjet bashkiake ku kandidojë 3100 pjesëmarrës./ZËRI