Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka nisur prezantimin e kandidatëve zyrtarë për kryetar bashkie.
Deputet socialist në Prrenjas është zyrtarizuar Nuri Belba, i cili është angazhuar që Bashkia Prrenjas të arrijë objektivat.
Në Belsh është rikonfirmuar Arif Tafani. Tafani: Përgjegjësi të rikandidoj. Për 4 vite ne kemi shëndërruar Belshin duke e kthyer në një ndër qytetet më të bukura në Shqipëri. Në Cërrik është zyrtarizuar kandidat për kryetar Bashkie Andis Salla. Salla: Tregoj angazhimin ti kthej Cërrikut atë që i mungon. Në qytetin e Gramshit zyrtarizohet Klodian Taçe. Taçe: Të vazhdojmë punët e mira të nisura nga Luljeta Dollani.