Pas Samitit të Londrës që u zhvillua sot kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Italisë ku sonte do të jetë i ftuar në emisionin e Bruno Vespas “Porta a Porta”, dhe do transmetohet në orën 23 e 30.

Por para kësaj kryeministri Rama ka zhvilluar një lidhje direkte me Facebook-un e tij ku ka treguar se si Komisioni Europian i ka dhuruar 15 milion euro Shqipërisë dhe BE do vazhdojë mbledhjen e fondeve për vendin tonë pas tragjedisë së tërmetit. Nga ana tjetër teksa po konsumonte kafe kryeministri ka takuar edhe kamarierin i cili rezultoi të ishte nga Elbasani.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm?????Pak përpara regjistrimit në “Porta a Porta”, në panelin e organizuar nga i mirënjohuri Bruno Vespa, për informimin dhe sensibilizimin e publikut italian mbi pasojat e fatkeqësisë natyrore të 26 nëntorit? Emisioni do të transmetohet sonte në … RAI UNO??https://e-albania.al/dhuro/

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 4. Dezember 2019