Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka nisur të dielën e sotme me dy foto nga Gjirokastra, ku duket ndryshimi që është bërë në ndërtesat e njërës prej rrugëve karakteristike. Rama thotë se kjo foto shërben më se miri për të bërë dallimin mes atyre që sipas tij duan ta kthejnë prapa Shqipërisë, referuar opozitës dhe punës së bërë nga socialistet.
Ky është një tjetër sinjal se kriza është larg një zgjidhje të mundshme me Bashën që doli sot duke përsëritur bindjen se në 30 qershor nuk do ketë zgjedhje dhe Ramën që nuk po lëshon pe, por po përpiqet ironizojë opozitës sa herë i jepet rasti.
Postimi i Edi Ramës:
“Majtas Gjirokastra e djeshme e atyre që duan të na kthejnë mbrapa, me ulërima e me dhunë dhe djathtas, Gjirokastra jonë sot që kërkojmë një mandat të ri për të vazhduar përpara, me projekte e me punë” shkruan Rama.