Nga foltorja e parlamentit kreu i mazhorancës Edi Rama u shpreh se opozita e bashkuar e ka cilesuar si një “Kal Troje” rastin e teatrit Kombëtar dhe tani ka zgjedhur Vlorën për të folur.
Por Rama theksoi: “Do shohim nëse Vlora do eci në rrugën e Rilindjes apo do shkojë pas Bashës”.
Rama u shpreh se Vlora ka ndryshuar si dita me natën krahasimisht me 5 vite më parë, gjatë qeverisjes së PD.
Kreu i ekzekutivit u shpreh se godina ku ndodhet tani teatri nuk mund të quhet Teatër, dhe se është një përpjekje hipokrite e opozitës si rast. /Lexo.al