Kur kanë mbetur edhe pak orë nga fundi i merkatos, Real Madridi ende ka shumë para për të shpenzuar
Struktura e mirë ekonomike dhe financiare, Los Blancos kanë në dispozicion 155 milionë euro për të bërë ndonjë blerje në treg.

Paul Pogba, i cili është synimi numër një i Zinedine Zidane si dhe Neymar që mbetet në radar të madrilenëve.

Ata kanë bërë shpesh biznes në momentet e fundit të një afati, ku ishin transferuar Ronaldo Nazario, Luka Modric dhe Gareth Bale.

Përfaqësuesit e Real Madridit për momentin janë duke finalizuar marrëveshjen që e dërgon Keylor Navasin te Paris Saint-Germain për 15 milionë euro plus huazimin e Alphonse Areola, i cili do të jetë zëvendësues i Thibaut Courtois në stadiumin Santiago Bernabeu.

Një transferim i Neymar nuk duket se do të ndodh. Braziliani do ti kushtonte në total 500 milionë euro për shumën e transferimit dhe pagat e tij për 5 vite.

Ka pasur bisedime në mes të Los Blancos dhe Manchester United për Pogban, megjithatë skuadra angleze e vlerëson francezin 200 milionë euro.

Synimet tjera si Christian Eriksen dhe Donny van de Beek ende janë në tavolinë dhe mund të këtë lëvizje për ta pas ndeshjes se Villarreal të dielën.

Por ai që është më i favorizuari për tu blerë është mes këtyre të dyve është, ylli i Tottenham, Eriksen. Danezi do të jetë pa kontratë në fund të këtij sezoni dhe Spurs e dinë se mund ta humbin lojtarin si të lirë.