Reperi i njohur nga Kosova, Mc Kresha në muajin dhjetor kurorëzoi dashurinë më partneren e tij, Erzina Shehu. Ishte një dasmë surprizë për të gjithë dhe reperi u mundua që ta mbante sa më të fshehtë, por fotot e dasmës së tij u publikuan në rrjetet sociale.

Ajo që binte në sy ishte barku i nuses ditën e dasmës, gjë që shtoi dyshimet se ishte shtatzënë. Më pas “Prive” publikoi lajmin se çifti shumë shpejt do të bëheshin prindër por kjo gjë nuk u konfirmua nga asnjëri prej tyre.

Megjithatë mbrëmjen e djeshme morëm dhe konfirmimin që ka më shumë rëndësi nga të gjithë, të vetë Erzinës, e cila duke ju përgjigjur një pyetje në Instagram, pohoi se ishte në pritje të ëmbël. Dhe shikoni foton me të cilën e ka shoqëruar postimin: