Pak ditë më parë qeveria e Maqedonisë miratoi nimën për ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë ndryshimit të emrit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut.
Mirëpo ambasada ruse është shprehur kundër ndryshimit të emrit.

Përmes një njoftimi në “twitter” thuhet se: Rusia e ka njohur Republikën e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues 26 vjet më parë dhe nuk do ta ndryshojë qëndrimin e saj. Ndërhyrja e tepruar e SHBA dhe BE në çështjet e brendshme të Maqedonisë tejkalon të gjitha kufijtë e ministrive të Punëve të Jashtme. /Lexo.al/