Numri i ri i revistës italiane “Focus Storia Wars” i kushtohet heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka publikuar në “Facebook”, një foto nga revista italiane ku flitet për heroin tonë kombëtar.

Ai përkufizohet si babai i pavarësisë shqiptare dhe një gjeneral imponues, jeta e të cilit ngjason me një film, thekson ministri Majko.