Autoritetet braziliane i kanë konfiskuar pasaportën ish-yllit të Barcelonës, Ronaldinhos, i cili i ka borxh plot 2.2 milionë euro shtetit brazilian.
Sipas ESPN Brazil, gjykata në Rio Grande do Sul a ka konfiskuar pasaportat atij dhe vëllait të tij, Roberto Assis. Çështja ka të bëjë me një platformë peshkimi e ndërtuar nga dyshja në buzë lumit Guaiaba.
Platforma ishte ndërtuar në zonë të mbrojtur, që nënkupton se ajo është e jashtëligjshme.
Ronaldinho u pensionua zyrtarisht nga futbolli në fillim të këtij viti. Ai e përfundoi karrierën në vendlindjen e tij, Brazil, dhe gjatë karrierës ka luajtur për gjigantët evropianë PSG, Barcelona dhe Milan dhe tani vazhdon të punojë si ambasador i sportit dhe Barcelonës.
Sipas ktn, Ronaldinho pritet të udhëtojë drejt Kenisë këtë muaj.
Sipas Reuters, Ronaldinho ka edhe pasaportë spanjolle që prej vitit 2007.