Shorti i Champions Laeague për fazën e 1/16 vendosi përballë Manchester City-in me Real Madridin.
Në një intervistë për mediat angleze trajneri i klubit anglez, Pep Guardiola ka folur mbi këtë takim tejet të rëndësishëm, duke u ndalur edhe tek homologu i tij Zinedine Zidane.
“Kam ëndërruar të luaja me Zidanin. Kam dashur të luaja për Juventusin me të.
Kam përshtypje se ai është person i jashtëzakonshëm, për mënyrën sesi e përballon presionin.
E adhuroj atë dhe është shumë mirë që kemi njerëz të tillë. Do të jetë kënaqësi ta takoj sërish”, tha Guardiola.
Sipas tij, madrilenët janë një ekip me më shumë eksperiencë sesa skuadra angleze, por shtoi se ka besim që futbollistët e tij do të zhvillojnë dy ndeshje shumë të mira.
“Real Madrid është mbreti i këtij kompeticioni. Ka më shumë eksperiencë sesa ne në këto situata.
Ne do të përpiqemi të luajmë sa më mirë të mundemi.
Kam besim te skuadra ime dhe mendoj se do të bëjmë dy ndeshje të mira. Do të vuajmë”, tha Guardiola.