Jose Fonte pothuajse 20 vite më parë e dinte që Ronaldo është një futbollist ndryshe nga të tjerët.
Jose Fonte, që rrjedh nga akademia e Sporting Lisbon ashtu si Ronaldo, që në moshën 15-vjeçare e ka “nuhatur” që Cristiano është i destinuar për t’u bërë një ndër më të mirët në botë.
“Kam qenë në moshën 16-vjeçare dhe Ronaldo sapo kishte mbushur 15”, tha Fonte për The Times.
“Ditën e parë që e pash në ndeshje, kam mbetur i impresionuar: Ai ishte ndryshe nga të tjerëve, të gjithë mund ta shihnin atë, por ajo që më ka impresionuar më shumë është mentaliteti i tij”, vijoi rrëfimin 35-vjeçari.
“Që në atë moshë, jam mësuar ta shoh atë duke punuar më shumë se çdo kush tjetër. Cristiano dëshironte të ishte më i forti, më i shpejti, madje edhe më i miri”, përfundoi Fonte.
CR7 tashmë në moshën 34-vjeçare mban shumë rekorde mbi supe, 5 “Topa të Artë”, 4 Këpucë të Arta, rreth 30 trofe të fituar dhe mbi 600 gola.