– Anglia luan për herë të parë në gjysmëfinalet e Kupës së Botës, që nga viti 1990, kur humbi me penallti kundër Gjermanisë. “Luanët” e kanë fituar një herë këtë veprimtari, në vitin 1966, në fushën e tyre.

– Kroacia, që u shpall shtet i pavarur vetëm në fillim të viteve ’90, ka marrë pjesë katër herë të tjera në Botëtor, përpara kësaj radhe, duke nisur nga debutimi në vitin 1998, ku shkuan deri në gjysmëfinale, ku u mposhtën nga Franca vendase, që më pas do të fitonte trofeun.

– Kroacia ka fituar tre ndeshjet e fazës me grupe në Rusi, me shtatë gola të shënuar dhe vetëm një të pësuar, më pas kanë barazuar dy ndeshjet me eliminim direkt ku kanë kaluar me penallti. Ata janë të pathyeshëm në këtë veprimtari.

– Anglia e mbylli në vendin e dytë grupin, pasi humbi në ndeshjen e fundit kundër Belgjikës. Më pas eliminoi Kolumbinë me penallti dhe Suedinë me fitoren 2-0.

– Mesfushori i Kroacisë, Luka Modric është golashënuesi më i mirë i ekipin ballkanas me dy gola.

– Sulmuesi i Anglisë, Harry Kane, është golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës në Rusi me gjashtë gola, duke barazuar rekordin e Gary Lineker, si futbollisti anglez që ka shënuar më shumë në një Botëror.

– 8 nga 11 golat e Anglisë në “Rusi 2018” kanë ardhur me goditje standarte, përfshi edhe penalltitë.

– 11 gola që ka shënuar në “Rusi” i japin mundësinë Anglisë të barazojë rekordin e vitit 1966 kur gjithashtu shënoi 11 gola dhe mori trofeun. Asnjëherë “luanët” nuk kanë shënuar më shumë.

– Mesfushori Jordan Henderson nuk ka humbur një asnjë nga 30 ndeshjet e fundit që ka luajtur me Anglinë. Ky është rekord në historinë e futbollit britanik.

PERBALLJET E MEPARSHME

– Anglia dhe Kroacia nuk janë ndeshur kurrë në një Kupë të Botës. Përballja e tyre e vetme në një turne madhor ka qenë në Euro 2004, ku anglezët fituan 4-2.

– Në total këto dy përfaqësuese janë ndeshur shtatë herë me njëri-tjetrin, me Anglinë që ka fituar katër herë, ndërsa Kroacia dy herë. Ndeshja e parë në vitin 1996 u mbyll në barazim 0-0.

FORMACIONET E MUNDSHME

Kroacia: Subasic; Vida, Lovren, Corluka, Strinic; Rakitic, Brozovic, Rebic, Modric, Perisic; Mandzukic.

Anglia: Pickford; Walker, Stones, Maguire; Trippier, Henderson, Young; Lingard, Alli; Kane, Sterling.