Në prezantimin e Paketës Speciale “KÇK”, Kryeministri Rama bëri të njohur edhe një të dhënë në lidhje me shumën që derdhin në buxhet bizneset e mëdha në vend.
Duke iu përgjigjur spekulimeve se qeveria e tij përkrah të ashtuquajturit “oligarkë”, Kryeministri Rama tregoi se 100 bizneset më të mëdha në vend, gjatë mandatit të parë të qeverisë së tij kanë derdhur në buxhetin e shtetit pothuajse 360 milionë dollarë.
Në total, të njëjtat bizneset, në 8-vjeçarin paraardhës, kanë derdhur në arkën e shtetit në formë tatimesh vetëm 57 milionë dollarë ose mesatarisht, pak më pak se 30 milionë dollarë për mandat.
Krahasuar, sot bizneset më të mëdha në vend derdhin në buxhet në formë tatimi më shumë se 10 herë më shumë.