Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Saukut në kryeqytet.
Për fat të mirë nuk ka pasur lëndime në njerëz pavarësisht përplasjes së dy automjeteve.
Mësohet se shkak i aksidentit është bërë parakalimi i gabuar i njërit prej automjeteve.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /G.Gj/Lexo.al/