Ka nisur në Gjykatën e Tiranës seanca për masën e sigurisë ndaj 16 protestuesve të dhunshëm në tubimin e opozitës së bashkuar, të shtunën para kryeministrisë. Të arrestuarit do të dalin para gjyqtares Rexhina Mlika e cila do të japë vendimin për secilin prej tyre, të vënë në akuza për katër vepra penale, kundërshtim të policisë, dëmtim prone me dashje, protestë pa leje dhe prishje të qetësisë publike.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe Florenc Hoxha, ish-kryetar i Policisë Bashkiake të Tiranës që shkaktoi rrëmujë e kaos në protestën e 16 shkurtit. Ai është shfaqur krejt i qetë dhe madje nuk ka lënë pa treguar para kamerave se është militant i PD-së duke ngritur dy gishtat lart.