
Juventusi e ka filluar me fitore sezonin e ri në Serie A.
Një gol i Gorgio Chiellini në minutën e 21-të të ndeshjes mjaftoi që bardhezinjtë të shkojnë me tri pikë në Torino.
Pjesa e parë ishte e dominuar prej juventinëve të cilët edhe arritën të goli në minutën e 21-të.
Goditja nga këndi u ekzekutua nga Alex Sandro e ku aty u gjend Chiellini i cili shënoi me kokë.
Në këtë pjesë shënoi edhe Ronaldo por VAR anuloi golin e tij.
Pjesa e dytë ishte po ashtu më e mirë për Juventusin të cilët patën nđn kontroll ndeshjen duke mos e vendosur për asnjë moment në dyshim fitoren.
Me këtë fitore Juventusi nis kampionatin e ri me tri pikë, ndërsa një ndeshje tjetër e Seria A fillon sonte në 20:45 në mes të Fiorentinas dhe Napolit.