Janë mbyllur tre ndeshjet e Serie A, të vlefshme për javën e 15-të në këtë kampionat.
Milani ka zhgënjyer në shtëpi për 120 vjetor, teksa nuk ka shkuar më shumë se barazimi 0-0 ndaj Sasuolos. Ekipi i Piolit kishte raste pa fund, por u treguan të pasaktë në finalizim, duke iu dhënë kështu një shije të keqe tifozëve në këtë 120 vjetor të klubit.
Me pikën e marrë ditën e sotme, Milani renditet në vendin e 10- me 21 pikë, ndërsa Sasuolo në vendin e 13-të me 16 pikë.
Nuk ka falur në shtëpi Juventusi, të cilët kanë mposhtur me rezultatin 3-1 Udinesen.
Ronaldo realizoi dy herë për “Zonjën e Vjetër” në minutat 9’ dhe 37’, ndërsa goli tjetër u shënua nga Bonucci në fundin e pjesës së parë.
Për miqtë realizoi Puseto, por goli i tij nuk kishte shumë vlerë, përveç se për statistikë.
Me këtë fitore Juvja ngjitet në vendin e parë me 39 pikë, 1 më shumë se Interi që do të luajë në darkë me Fiorentinën, ndërsa Udinese renditet në vendin e 17-të me 15 pikë.
Atalanta ka humbur me rezultatin 2-1 ndaj Bolonjës në transfertë.
Për vendasit shënuan Palasio dhe Poli, ndërsa për ziklatrit Malinovski.
Tashmë ekipi i Gasperinit e shikon veten në vendin e 6-të me 28 pikë, ndërsa Bolonja në vendin e 11-të me 19 pikë.