Një fëmijë 15-muajsh i cili u bë simbol i politikës së qeverisë amerikane për ndarjen e familjeve emigrante, nuk i njohu prindërit kur ata u ribashkuan në Honduras të premten, tha nëna e tij e dërrmuar.

Adalicia Montecinos tha se djali i saj, Johan, kishte “vuajtur gjithçka që kemi vuajtur dhe ne” pasi kaloi pesë muaj në një kamp të Arizonës që ishte ndarë në kufirin e Teksasit nga babai i tij, i cili ishte dëbuar.

“Unë vazhdoja të thosha Johan, Johan, dhe ai filloi të qante“, tha Montecinos.

Por Johan shpejt u ambjentua me prindërit e tij, duke qeshur kur mori puthje jashtë një qendre ku ata përfunduan dokumentet e tij ligjore para se të shkonin në shtëpi.

Montecinos tha se ajo nuk ishte më e lumtur deri sa i kthenë djalin e saj, dhe shprehu zemërim se ai ishte ndarë prej saj për muaj, duke e detyruar që ta shikonte atë të rritej nëpërmjet videos.

“Unë kurrë nuk do ta shoh djalin tim të ecë për herë të parë, ose të festojë ditëlindjen e tij të parë. Kjo është ajo që kam humbur ato kujtime që çdo nënë i ushqen dhe u tregon fëmijëve të tyre më vonë“.

Rasti i Johan shkaktoi trazirë ndërkombëtare kur më parë këtë vit Associated Press raportoi paraqitjen e tij në një sallë gjyqi të SHBA.

“Unë kurrë nuk e mendova se mund të ishin kaq mizorë“, tha babai i Johanit, Rolando Antonio Bueso Castillo, 37 vjeç, i cili kishte kërkuar hyrjen në SHBA në kërkim të një jete më të mirë, pasi fëmijët e tij nuk do të rriteshin në varfërinë e njëjtë.

Rolando punonte si shofer kamioni dhe kishte kaluar shumë peripeci për të kaluar kufirin duke paguar mijëra dollarë që të siguronin hyrjen në SHBA.

Ai u përpoq të hyjë në SHBA katër herë, dhe do të kalonte 22 ditë të mbyllur në qendra të ndryshme të ndalimit përgjatë kufirit me Teksasin, duke mos ditur asgjë për atë që kishte ndodhur me djalin e tij dhe pa para për ta thirrur gruan për t’i treguar asaj se çfarë kishte ndodhur.

Pas dëbimit u tha që djali i tij do të vinte për dy javë. Por kaluan disa muaj.

Të premten ai nuk tha nëse ai do të përpiqej përsëri të hynte në SHBA. “Ata më thanë diçka atje“, tha ai. “Kjo nuk ishte kurrë faji i djalit tim. Pse ai duhet të dënohet? “j.j