Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se sheshi Skënderbej në Tiranë është në finalen e madhe për çmimin e Bashkimit Europian për Arkitekturën Bashkëkohore.
‘E paimagjinueshme deri shumë pak kohë më parë! Sheshi Skënderbej në finalen e madhe të Çmimit më prestigjioz të arkitekturës – Çmimi i Bashkimit Europian për Arkitekturën Bashkëkohore që mban emrin e legjendarit Mies Van Der Rohe. Qentë Le Të Lehin vazhdimi dihet’ thotë Rama.
Për rikonstruksionin e sheshit Skënderbej ka pasur një debat të vazhueshëm mes shumicës dhe opozitës. Ndërkohë që në korrik të vitit të kaluar, ish kryeministri Sali Berisha paralajmëroi shembjen e sheshit kur PD-ja të vijë në pushtet.