Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë për shtetasit Petrit Kupa dhe Laurenc Pallashi, të dy përgjegjës për aksidentin fatal ku gjetën vdekjen babë e bijë.

Pas kërkesës së Prokurorisë, gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” për dy shtetasit e lartpërmendur.

Kujtojmë që si pasojë e aksidentit të shkaktuar mbetën të vdekur 32-vjeçari Sokol Hoxhallari së bashku me vajzën e tij të mitur 6-vjeçare. (Lexo.al)