Gonzalo Higuain nuk ka më dyshime, tek Chelsea ka gjetur vendin e duhur për të bërë mirë. Milan është që tani një kujtim i largët dhe sigurisht i hidhur, me argjentinasin që pas një debutimi aspak pozitiv u rikthye me një dopjetë:

“Sarri di se si të nxjerrë më të mirën nga un, di si të sillet, mbi të gjitha të më motivojë. Më atë në sezonin 2015/16 tek Napoli kamë thyer çdo rekord të mundshëm, ajo që kemi ndarë me Sarrin ishte fantastike. Jam shumë i lumtur që u riktheva të punoj me të në një klub të madh”.

Higuain u ndal më pas duke folur mbi diferencat ndërmjet Serie A dhe Premier League: “Premier është ndryshe, këtu mbrojtësit të ndërhyjnë menjëherë fort sapo prek topin me këmbë. Këtu stadiumet janë plotë, atmosfera është fantastike, mbi të gjitha mund të ecësh në rrugë si një njeri normal pa u shqetësuar”.