Një kliente e një kompanie telefonike në Britaninë e Madhe i mbërriti fatura 3 mijë paundë, pasi kishte përdorur shërbimin roaming.

Kur Rahime Sulja nga Leicester, vizitoi Kosovën në verë, mori një mesazh ” Welcome to Slovenia” dhe që mund të përdorte të njëjtin plan si në vendin e saj, në bazë të marrëveshjeve pa roaming të BE-së.

Por kur u kthye në Britani, ajo pa se fatura ishte 2751 paundë në njërin telefon dhe 663 paundë në tjetrin. Fatmirësisht kompania telefonike e korrektoi gabimin dhe Sulja nuk e pagoi faturën.

Ajo gjithashtu zbuloi se edhe për vizitat e mëparshme ishte mbitarifuar, por për shkak se kishte shkuar në Shqipëri, ku e dinte se ka tarifa roaming, nuk kishte kuptuar se u tarifua dhe për Kosovën.