Thiago Silva shpreson që Neymari do të qëndrojë me Paris Saint-Germainin.

Për brazilianin interesohet Barcelona dhe Reali i Madridit, por ende nuk ka ndonjë lëvizje konkrete.

Silva ka zbuluar se Neymar sezonin e ri duhet të luajë me fanellën e PSG-së dhe ta ndihmojë skuadrën në objektivat e tyre.

“Shpresoj që në fund të merkatos Neymar të qëndrojë me ne, natyrisht na mungon shumë. Mendoj se ai do të qëndrojë me ne pasi është një njeri shumë i mirë”, ka thënë mbrojtësi brazilian.

“Ne do të shikojmë se çfarë do të ndodhë deri në fund të merkatos, por ai e di shumë mirë se sa është i rëndësishëm për ne”, ka shtuar Silva.

PSG-ja është e gatshme ta lejojë rikthimin e Neymarit në Spanjë, por i ka kërkuar skuadrave që interesohen të ofrojë një lojtar dhe një shumë të majme parash.