I ftuar në studion e Report Tv, sizmiologu Rrapo Ormeni ka deklaruar se deri më tani janë regjistruar 340 lëkundje sizmike, nga ku 5 prej tyre kanë qenë më të forta. Ai ka theksuar se rreziku më i madh ka kaluar dhe nuk ka vend per panik.
“Janë regjistruar mbi 340, 5 prej tyrë më të ndjeshme në Tiranë dhe Durrës. Aktiviteti sizmik ka vazhduar dhe do të vazhdojë, përderisa këto quhen pas goditje, se e gjitha energjia nuk çlirohet në goditjen e parë. Pas goditjes ndodhin në po këtë zonë. Energjia është magnituta, sa më e madhe është magnidutat, është edhe tërmeti, ndërsa intesiteti është ndjeshmëria. tek banorët banesa. Nuk ka pasur intesitet më të madh se ka qenë shumë thellë. Nëse do ishte më i cekët atëherë do ishte ndjerë më shumë. Sa më shumë i largohemi qendrës, aq më e vogël është vala. Është ndjerë në të gjithë Shqipërisë”, tha Ormeni.