Në Gjirokastër ka nisur procesi i votimit. Në 4 qendrat e votimit të vendosura në shkollën e mesmes “Siri Shapllo” kanë mbërritur në orën 07:00 votuesit e parë, duke çelur kështu procesin e votimit për vendoret 2019. Hapen qendrat e votimit edhe në Lezhë. Procesi ka nisur pa probleme.
Edhe në qytetin e Fierit, në KZAZ numër 57 janë hapur qendrat e votimit. uk është shënuar asnjë incident. Ndërkohë për bashkinë e Fierit qytetarët votojnë për Armando Subashin, aktualisht kryebashkiak, i cili nuk ka kandidat përballë.