Two month old twin baby sister and brother sleeping on tiny, inflatable, pink and blue swim rings. They are wearing crocheted swimsuits and sunglasses.

Ngrohja globale duket se ka një sërë ndikimesh në jetën tonë, por sipas një studimi të fundit ndryshimi i klimës ndikon dhe në gjininë e të të porsalindurve, në më pak djem të lindur në vende me ndryshime të tjera mjedisore, siç janë thatësirat ose nxehtësia nga ngrohja globale.

Sipas CNN, studimi i bërë në Japoni gjeti lidhje të forta midis luhatjeve të temperaturës dhe numrit më të ulët të të porsalindurve djem krahasuar me vajza, shkruan Dr. Misao Fukuda, autor i studimit udhëheqës dhe themelues i M & K Health Instituti në Hyogo.

Verën e kaluar, Fukuda dhe kolegët e tij bënë një studim të veçantë duke vëzhguar lindjet në zonat e goditura më së shumti nga ndryshimet klimatike dhe nga katastrofat natyrore.

Nëntë muaj pas këtyre katastrofave, me ndryshimin e klimës dhe rritjen e stresit, përqindja e foshnjave meshkuj të lindur ra me rreth 14% nga vitet e mëparshme.

Këto të dhëna mbështesin teorinë se ndryshimet klimatike dhe stresi prekin shtatzëninë, dhe madje ndikojnë në seksin e të porsalindurit, shkroi Fukuda dhe bashkëautoret e tij.