Rei Manaj po kalon një formë të mirë në Ligën e Dytë të Spanjës me Albaceten . Sulmuesi i kombëtares shqiptare sonë është dëmtuar së fundmi për shkak të përplasjes në kokë.

Mesa duket ai është gati për hapin e madh në karrierë. Mediat spanjolle raportojnë se për sulmuesin ka interesime nga shumë ekipe, por mes tyre edhe Hanoveri e Shtutgarti.

Albacete pagoi 2 milionë euro te Interi për të marrë shërbimet e tij. Deri më tani ai ka realizuar 6 gola në 15 takime, duke justifikuar paratë e shpenzuara. Lajmi raportohet edhe nga gazetari italian, ekspert i merkatos Gianluca di Marzio.