Skuadra e Manchester United mund të bëjë surprizën e madhe në merkato, duke nënshkruar me mesfushorin danez të Tottenham, Christian Eriksen.

“AS” raporton se Eriksen nuk do të presë për ofertat e Real Madridit, por është afër kalimit tek United.

Tottenham e vlerëson lojtarin me 60 milionë paundë, shifër kjo që nuk pritet të jetë problematike për drejtuesit e skuadrës nga “Old Trafford”.

United gjatë kësaj jave kanë shpenzuar mjaft, duke transferuar Harry Maguire për shumën e 85 milionë paundëve.