INSTAT ka publikuar shifrat e hyrjeve te shtetasve ne vendin tone. Shifrat jane inkurajuese per turizmin, ku vihet re se numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në gjashtëmujorin e parë 2019 është 2.136.952, duke u rritur me 11,3 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018.
Ndersa hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Qershor 2019, janë 1.080.464. Krahasuar me Qershor 2018, ky tregues rezulton me rritje 18,4 %
Nga ana tjeter, ajo qe vihet re eshte edhe nje rritje me 6.4% nga Kosova, duke shuar zerat se tarifa ne rrugen e Kombit do te kishte pasoja ne kete drejtim.
Instat deklaron se:
Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Qershor 2019, janë 1.080.464. Krahasuar me Qershor 2018, ky tregues rezulton me rritje 18,4 %. Në Qershor 2019, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 630.334. Krahasuar me Qershor 2018, ky numër është rritur me 27,0 %.
Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në gjashtëmujorin e parë 2019 është 2.136.952, duke u rritur me 11,3 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Në Qershor 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Zvicra ka pasur rritjen më të madhe me 55,4 %, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Polonia me 7,4 %.
Në gjashtëmujorin e parë 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Zvicra ka pasur rritjen më të madhe me 34,6 % ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Polonia me 6,4 %./Lexo.al
Raportin e plote mund ta gjeni KETU