Sot Taskforca e Transportit Rrugor zhvilloi kontrolle blic në aksin e Qafës së Botës në Sarandë, që është një ndër segmentet rrugor në jug të vendit, me fluks të lartë qarkullimi, veçanërisht tani gjatë sezonit të verës.

Kontrolli u fokusua tek mjetet transportit të udhëtarëve dhe të mallrave, në respektimin e rregullave dhe ligjit adresuar këtij sektor.

Grupet e Taskforcës së Transportit Rrugor në bashkëpunim me Policinë Rrugore bazuar në kontrollet e tyre kanë konstatuar mungesë licencash tek shërbimet e taksive.

Inspektorët e Taskforcës po vijojnë kontrolle intensive në të gjitha qarqet e vendit. Mbrëmjen e së mërkurës në bashkëpunim edhe me Policinë e Qarkullimit Rrugor në qytetin e Korçës dhe në Pikën Kufitare të Kakavijës, grupet e Taskforcës nga kontrollet e kryera konstatuan 5 raste të taksive pa licencë, të cilat iu dërguan Komisionit të Masave Administrative.

“Toleranca zero ndaj secilit rast dhe asnjë kompromis në luftën kundër informalitetit në këtë sektor”, thuhet në njoftimi i Taskforcës së Transportit Rrugor.