Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) informon tatimpaguesit mbi furnizimin me mallra dhe shërbime përkundrejt pagesës.
DPT bën të ditur se, furnizimet e mallrave dhe shërbimeve të kryera kundrejt pagesës kur një person i tatueshëm furnizon një mall ose shërbim, ky furnizim konsiderohet i kryer kundrejt pagesës nëse furnizuesi direkt prej personit të furnizuar, ose indirekt prej një personi tjetër që mbulon pagesën për llogari të furnizimit ose të të furnizuarit, merr pagesë ose ka të drejtë të marrë pagesë, pavarësisht nëse kjo pagesë është në para apo në natyrë.
Mbi bazën e ligjit, “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, “Furnizimet e mallrave të kryera kundrejt pagesës, nga një person i tatueshëm që vepron si i tillë dhe Furnizimet e shërbimeve të kryera kundrejt pagesës, nga një person i tatueshëm që vepron si i tillë.
“Furnizimet e mallrave dhe furnizimet e shërbimeve si pjesë e veprimtarisë ekonomike, të kryera kundrejt pagesës janë të tatueshme me TVSH. Transaksione të kryera kundrejt pagesës kuptojnë të gjithë elementet që përfshihen në furnizim, kur blerësi i mallit apo përfituesi i shërbimit paguajnë një kundërvlerë, cilado qoftë vlera ose natyra e saj (para, mall i furnizuar apo shërbim i dhënë etj.) dhe janë në përdorim të veprimtarisë ekonomike të vetë personit të tatueshëm (furnizim shërbimi), për: Qëllim privat të tij ose të stafit të tij, për qëllime të ndryshme nga ato të veprimtarisë së tij ekonomike”, njofton DPT.