Inter zyrtarizoi nënshkrimin me Valentino Lazaro dhe pritet që sot të zyrtarizohet edhe Stefano Sensi si blerja e dytë, ndërsa Diego Godin u afrua si lojtar i lirë.
-Lexo edhe:
Tottenham thyen heshtjen, afrim i çmendur me një shifër të frikshme
E dhimbshme: S’ka më shpresë, gjendet trupi i futbollistes shqiptare
Gjithsesi këto blerje në nivel mesatar janë mbyllur prej kohësh nga Inter dhe tani fokusi është në blerjet e mëdha.
Romelu Lukaku është emri më i nxehtë. Sulmuesi belg është kthyer nga pushimet dhe kërkon që e ardhmja e tij të jetë në Milano, me fanellën zikaltër. Mes tyre ndodhet Manchester United, që bën rezistencë duke kërkuar shifër tepër të lartë.