Arsenali ka përfunduar sot ndeshjet e tyre parasezonale me një humbje në minutat e fundit kundër Barcelonës 2-1, që për shumë kënd ishte një fitore e pamerituar për Barcelonën. Por, mediat në Angli kanë shkruar se forma e Granit Xhakës duhet ta shqetësojë klubin anglez, pasi që ai bëri disa gabime gjatë kësaj ndeshje

Pierre-Emerick Aubameyang shënoi një gol të bukur në pjesën e parë që i dha Gunners epërsinë e merituar. Arsenali e pati në kontroll ndeshjen derisa Ainsley Maitland-Niles bëri atë gabimin e pafalshëm duke shënuar gol. Lojtari i ri, i cili kishte një ndeshje mesatare deri në atë pikë, shënoi një gol qesharak që ia dha barazimin Barcës. Por njëri prej lojtarëve që gaboi më se shumti në Spanjë ishte Xhaka. Sipas The Sun kjo është paraqitja e tërë lojtarëve të Arsenalit në Spanjë, e ku paraqitjen më të mirë e pati i riu Joe Ëillock.

BERND LENO Dështoi për të komunikuar me mbrojtje, sidomos me Maitland-Niles, e cila gjë bëri që ky i fundit të shënoi autogol. Ai duhet të kthej formën e tij të mirë dhe të komunikoj më mirë me mbrojtjen.

AINSLEY MAITLAND-NILES Ishte më i miri lojtar në pjesën e parë, Maitland-Niles u kthye në ankth për Arsenalin në të dytë ku shënoi autogolin por edhe mbante topin shumë para portës së Lanos. Megjithatë pati dalje të mira përpara në sulm.

SOKRATIS Ia doli mirë me presionin e sulmit të Barcelonës por ende ka nevojë ta formojë një partneritet më të mirë me Chambers pasi që disa herë kishin vështirësi në komunikim. Sezoni është i gjatë, mund të përmirësohen.

CALUM CHAMBERS Pika e dobët e Arsenalit në katërshen mbrojtëse. Pasime të dobëta që lejuan dy herë Barcelonën ku mund të shënonte, e kjo gjë do të jetë shqetësim për Emeryn dhe tifozët e Arsenalit. Gabim shumë i madh ku la shpraztira në mbrotje ku disa herë Suarez mund të shënonte.

NACHO MONREAL Pasi që nuk dihet a do të jetë në Arsenal, veterani spanjoll pati një paraqitje të mirë në 45 minutat e parë. Zëvendësimi në pjesën e dytë ishte vendim i mirë i trajnerit.

GRANIT XHAKA Çuditërisht vazhdon me gabime në pasime dhe në mesfushë. Pasime tepër të dobëta, mungesë kontrolle dhe mbajtje të ritmit në mesfushë. Kjo sigurisht që e ka mërzitur më se shumti trajnerin e Arsenalit.