Media e huaj prestigjoze The Washington Post, i ka bërë jehohë thirrjes së kryeministrit Edi Rama ndaj ndërkombëtarve për ndihmë për rindërtimin e vendit.

“Kryeministri i Shqipërisë tha të dielën se i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare për ndihmë financiare dhe për ekspertë për të ndihmuar në shërimin e vendit nga tërmeti me madhësi 6.4 ballë që vr au 51 persona dhe la mijëra të pastrehë”.

Kështu e ka nisur artikullin The Washington Post, ndërsa vazhdon raportimin: “Rama tha se riformulon buxhetin për të ndihmuar në kalimin e krizës, por se vendi gjithashtu ka nevojë për mbështetje ndërkombëtare.”

WP citoi edhe fjalët e kreut të qeverisë gjatë mbledhjes së jashtëzakoshme mëngjesin e sotëm: “Thjesht, është e pamundur ta bësh këtë rindërtim vetëm.”

The Washington Post shkruan se Rama u takua me një grup ambasadorësh mbrëmjen e së shtunës, përfshirë edhe ata Bashkimit Europian, të SHBA-ve, Turqisë dhe Japonisë ku u përcolli të njëjtin mesazh. Tërmeti që goditi Shqipërinë la të paktën 3000 të lë nduar dhe mijëra të pastrehë.