Këngëtarja Morena Taraku ditë më parë deklaroi se do largohej nga rrjetet sociale për të gjetur qetësinë shpirtërore dhe për t’iu përkushtuar familjes. Mirëpo sot Morena u rikthye për të treguar se është shumë e zhgënjyer nga miqtë, por duke mos përmendur emra. Pas këtij postimi, Morena ka bërë publike një letër shkruar për personin më të dashur për të.
Këngëtarja i ka kushtuar fjalë zemre babait të saj i cili i ka dhënë një mbështetje të madhe.
“Sot po shkruaja një letër për ty dhe padashje më dolën lotët…, e nis letrën Morena. “S’doja kurrë të të mërzisja e aq më pak të hidhëroja asnjëherë, por e di se e kam bërë padashje e aq më shumë kur mbi supe mbaj një emër që nuk i përket brendësis time, vonë dëgjova që një artist s’mund të jetë një njeri i mirë, këtë e dëgjova shpesh nga të tjerët, por se kuptova kurrë…”, vazhdon letrën këngëtarja.
Morena shkruan se e do shumë të atin dhe se ai është një baba i mrekullueshëm.
“Ti ishe ai që zbute zemrën time me urtësi dhe sa herë unë u lëndova nëpër rrugët e jetës ishe ti ai që më mësove që është dikush tjetër që vendos për veprat tona”, shkruan Morena.
Këngëtarja tregon se teksa po shkruante këtë letër ndodhej pranë të atit që ishte duke fjetur. Morena shkruan se i ati e ka mësuar të jetë humane dhe njeri i mirë.
“Më kanë përplasur për tokë me qindra herë ata që ushqeva me duart e mia edhe pse gjithmonë ia lash fatit, por ishte e dhimbshme baba të them të drejtën sepse me ta ndava sofrën e shtëpisë, aty ku më rrite mua, e kjo më frikëson se nuk do më lejojë t’jua falë kurrën e kurrës”, shkruan Morena duke treguar kështu se miqtë e kanë lënduar.
“Më thoje Morena ime e bukur dhe e brishtë edhe pse kurrë se kuptova pse-në, por tani po e kuptoj pse-ja qenka kurora e çdo gjëje baba”, e mbyll letrën Morena./Xing.al