Një aksident masiv mësohet të ketë ndodhur në hyrje të qytetit të Tiranës në zonën pranë Qendrës Tregtare Univers.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar përveç dëmeve materiale të cilat janë të rekuperueshme.

Policia Rrugore ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po zbardh shkaqet e aksidentit. Aksidenti ka sjellë edhe paralizim të qarkullimit të automjeteve në këtë zonë. (Lexo.al)