Trajneri i Përfaqësueses së Argjentinës, Lionel Scaloni është transportuar me urgjencë për në spital pasi është aksidentuar nga një makinë.

Sipas mediave në Argjentinë, gjatë aksidentit trajneri ishte duke lëvizur me biçikletë ndërsa gjendja e tij është kritike për jetën

Ngjarja ndodhi në orën 10 të mëngjesit të së martës, ndërsa 40-vjeçari momentalisht ndodhet në spitalin e Balearic.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka identifikuar shoferin që shkaktoi aksidentin.

Scaloni e drejton Argjentinën që nga nëntori i vitit 2018, pasi Jorge Sampaoli u shkarkua për shkak të dështimit në Kampionatin Botëror.