Gonzalo Higuain formalisht është një futbollist i Chelseas, ku në orët e ardhshme pritet të zyrtarizohet.
Para ndeshjes kundër Tottenham, trajneri Sarri ka folur për këtë transferim duke e vlerësuar atë sulmuesin më të mirë që ai ka punuar ndonjëherë.
“Ai është sulmues shumë i fortë. Sigurisht ai është një nga goditjet më të mira në karrierën time. Ai ka atë përvojë të shquar për të luajtur këtu”, ka thënë trajneri italian.
Sarri e ka stërvitur Higuainin në kohën kur ishin ter Napoli në Serie A.